Bota

Qeveria e Kosovës konfirmon mospjesëmarrjen e Kurtit në Tiranë: Ka njoftuar vetë Edi Ramën

Kryeziu ka bërë të ditur se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

17 Korrik 2023, 08:49 Nga I.A
Qeveria e Kosovës konfirmon mospjesëmarrjen e Kurtit në
Përparim Kryeziu

KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar që kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë sot në drekën joformale në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Kryeziu shkroi se për këtë është njoftuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pasi Kurti e kishte konfirmuar muaj më parë pjesëmarrjen në një konferencë në Greqi. Kryeziu ka bërë të ditur se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

“Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, ka shkruar Kryeziu.

përparim kryeziu samiti në tiranë albin kurti edi rama

Sondazh

Poll