Bota

KËSHILLAT- Vala e të nxehtit ende nuk ka ikur, përdorni këto rregulla për të mbrojtur veten

Rekomandimi i parë është të shmangni daljen gjatë orëve më të nxehta.

17 Korrik 2023, 09:49 Nga k.m.
KËSHILLAT- Vala e të nxehtit ende nuk ka ikur, përdorni këto
Foto ilustruese

ITALI- Vala e të nxehtit ka pushtuar Europën dhe jo vetëm. Temperaturat e larta mund të kthehen të rrezikshme, ndaj dhe ekspertët kanë ndarë këshillat e tyre për të shmangur incidentet. 

Rekomandimi i parë është të shmangni daljen gjatë orëve më të nxehta. Mbroni veten edhe në shtëpi, edhe në vendin e punës, duke freskuar dhomat. Është e rëndësishme të pini të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë dhe të hani fruta të freskëta. Këshillohet që të kufizoni konsumin e pijeve me sheqer të shtuar, kafe dhe alkool. Në përgjithësi, këshillohet të ndiqni gjithmonë një dietë korrekte, duke preferuar frutat dhe perimet e stinës në vend të pjatave të përpunuara të pasura me yndyrë, erëza dhe kripë.

Më mirë vishni veshje me ngjyra të çelura dhe kapele të lehta për të mbrojtur kokën nga dielli, syze me filtra UV dhe krem ​​kundër diellit.

Ushtrimet fizike duhet të praktikohen në orët më të freskëta të ditës.

VIDEO ME KËSHILLAT:

 

cerberus

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2023, 09:21 I.A

Si ta lësh duhanin?

Duhani GJERMANI- Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë se sa e vështirë ësht&eum...