Bota

SHBA: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO çështje e panegociueshme, do të ndodhë

Ai theksoi se mbështetja e SHBA për Ukrainën kundër Rusisë do të vazhdojë dhe beson se populli amerikan do të vazhdojë ta mbështesë këtë qëndrim.

17 Korrik 2023, 09:14 Nga f.i
SHBA: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO çështje e
Jake Sullivan

SHBA-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha të dielën se e ardhmja e Ukrainës është në NATO dhe se kjo nuk është një çështje “e negociueshme”. Mediat e huaja raportojnë se ai deklaroi se do të jetë gati të pranojë Ukrainën në aleancë pasi vendi të përmbushë disa kushte.

“Ne thamë në komunikatë se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, pikë. Nuk ka negociata me askënd. Kjo do të ndodhë,” tha këshilltari i sigurisë kombëtare. Ai theksoi se mbështetja e SHBA për Ukrainën kundër Rusisë do të vazhdojë dhe beson se populli amerikan do të vazhdojë ta mbështesë këtë qëndrim.

jake sullivan lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll