Bota

Kryeministrja e Serbisë: Do të flas në Tiranë me Ramën për të ardhmen e ndritur të Ballkanit të Hapur

Sipas saj Open Balkan është një iniciativë autoktone dhe jashtëzakonisht praktike.

17 Korrik 2023, 08:17 Nga f.i
Kryeministrja e Serbisë: Do të flas në Tiranë me Ramën
Ana Brnabiç

TIRANË- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, e cila do të jetë sot në Tiranë në takimin informal që do të zhvillohet me liderët e Rajonit. Brnabiç deklaroi për mediat serbe se beson se e ardhmja e nismës së Open Balkan është e ndritur dhe se do ta diskutojë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Tiranë.

“Pavarësisht disa deklaratave, nuk besoj se Rama është kundër nismës Ballkani i Hapur, mendoj se për këtë ka folur në konferencën e fundit për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Besoj se e ardhmja e saj është e ndritshme dhe e sigurt dhe që edhe vendet e tjera të rajonit t'i bashkohen kësaj nisme”, -tha ajo.

Sipas saj Open Balkan është një iniciativë autoktone dhe jashtëzakonisht praktike.

"Ky është vetëm fillimi dhe nëse shihni shkëmbimin e ndërsjellë të mallrave mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, harmonizimin e procedurave doganore dhe fitosanitare, shkurtimin e kohës së pritjes në pikat kufitare, qytetarët dhe ekonominë do të na detyrojnë jo vetëm neve, por edhe gjenerata e ardhshme e politikanëve të vazhdojë me këtë iniciativë dhe ta zgjerojë atë”, -tha Brnabiç.

ana branbiç samiti në tiranë

Sondazh

Poll