Bota

Lajçak paralajmëron takim Të ri mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç: Më vjen mirë që ramë dakord

Ndër tjerash ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës që përfundoi me marrëveshje Kosovë-BE, ku Kosova u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

17 Korrik 2023, 08:22 Nga I.A
Lajçak paralajmëron takim Të ri mes Besnik Bislimit dhe Petar
Miroslav Lajçak

BRUKSEL- Miroslav Lajçak, i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka treguar për agjendën e tij gjatë javës që lamë pas. Ndër tjerash ai ka përmendur edhe takimin në Bratislavë me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër i Kosovës që përfundoi me marrëveshje Kosovë-BE, ku Kosova u pajtua për masa të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.

Në vazhdimësi të këtij procesi, emisari i BE-së paralajmëroi një takim në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel negociatorësh, Bislimi dhe Petar Petkoviç. Nuk dihet se ku do të mbahet data e takimit mes dy kryenegociatorëve në Bruksel.

Postimi i tij:

Nga Dubrovniku kam udhëtuar për në Bratislavë, ku kam zhvilluar diskutime të rëndësishme bilaterale me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e BE27 të datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi.

miroslav lajçak besnik bislimi

Sondazh

Poll