Bota

Simbole çetnike dhe fotografi të Ratko Mlladiç në një koncert në Banja Llukë, i ftuar edhe këngëtari që u tall me gjenocidin në Srebrenicë

Siç raporton një gazetar i Radios Evropa e Lirë, disa të pranishëm aty kanë bluza me foton e Ratko Mlladiç, i cili u dënua në Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë, dhe se disa fëmijë janë paraqitur me ikonografi çetnike.

17 Korrik 2023, 08:11 Nga I.A
Simbole çetnike dhe fotografi të Ratko Mlladiç në
Koncerti

SARAJEVË- Disa qytetarë kanë marrë pjesë në një koncert në Banja Llukë, koncert ky që thuhet se është organizuar nga “Veteranët e Republikës Srpska”, i cili mbledh “veteranët e luftës” nga ky entitet, të financuar nga buxheti i RS. Siç raporton një gazetar i Radios Evropa e Lirë, disa të pranishëm aty kanë bluza me foton e Ratko Mlladiç, i cili u dënua në Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë, dhe se disa fëmijë janë paraqitur me ikonografi çetnike.

Kjo ngjarje e diskutueshme vjen në një kohë krize politike në Bosnje dhe Hercegovinë të shkaktuar nga aktivitetet anti-Dayton të presidentit të RS, Milorad Dodik dhe mesazhet separatiste që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. “Veteranët e Republikës Srpska” mbledh veteranët e luftës nga ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës dhe financohen nga buxheti i RS.

Para koncertit, kryetari i asaj shoqate, Zoran Miljanoviç, i tha REL se qëllimi i koncertit ‘patriotik’ është t’i thotë jo përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në BeH, Christian Schmidt se legjitimitetin e të cilit RS nuk e njeh. Siç ishte paralajmëruar, aty është i ftuar edhe Mirko Pajçin, një këngëtar që u tall me gjenocidin në Srebrenicë në të cilin u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë. 

ratko mlladiç

Sondazh

Poll