Sport

Kampionët e PSG-së, refuzojnë Joao Felix

Sipas ‘L'Équipe’, Jorge Mendes i ofroi sulmuesit portugez, por klubi francez e refuzoi këtë opsion.

16 Korrik 2023, 18:44 Nga DOSJA
Kampionët e PSG-së, refuzojnë Joao Felix

FRANCE - João Félix u propozua nga Jorge Mendes te PSG, por kampionët francezë e refuzuan mundësinë për të punësuar ndërkombëtarin portugez. 

Informacioni bëhet i ditur nga 'L'Équipe', i cili shton se klubi parizien aktualisht po shikon objektivat e tjerë me 'oreks' më të madh, krahasuar me lojtarin e Atlético Madrid. 

Për më tepër, më 8 korrik, ‘Record’ e kishte raportuar se kjo nuk është një dosje prioritare për PSG-në, e cila dëshiron të përcaktojë urgjentisht situatën e Neymar dhe Mbappe.

Kështu, një derë tjetër është e mbyllur për Félix-in, i cili e pa Barcelonën si një zgjidhje tjetër, por, duke pasur parasysh vështirësitë financiare të stemës së Katalonjës, nuk ka gjasa të realizohet. Madje 'AS' thekson se kjo është një "ëndërr e pamundur" tani për tani.

Në këtë mënyrë, ëndrra e Benfica-s për të qenë ende në gjendje të llogarisë te João Félix këtë verë mbetet, pasi vazhdimësia në Atlético Madrid duket shumë e pamundur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll