Sport

Eto'o akuzohet për largimin e Onanës nga Botërori: "Si mund të jetë dikush kaq i vockël?"

Zv.presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit kritikoi ashpër qëndrimin e zyrtarit më të lartë të organit

16 Korrik 2023, 18:35 Nga DOSJA
Eto'o akuzohet për largimin e Onanës nga Botërori: "Si

KAMERUN - Botërori 2022 përfundoi në dhjetor, por vazhdon të flitet për të, veçanërisht brenda Federatës së Futbollit të Kamerunit. 

Kjo pasi Henry Njalla Quan, një nga zv.presidentët  e federatës, kritikoi ashpër qëndrimin e presidentit Samuel Eto'o, duke garantuar se ish-sulmuesi ishte përgjegjës për largimin e portierit Andre Onana, i cili në atë kohë akuzohej se kishte diskutuar me trajnerin Rigobert Song.

"Eto'o ka një problem joprofesional me Onanën. Nuk ka asnjë problem mes Onanës dhe Song. Thirrja e Onanës në kombëtare ishte dhe kushtëzohet nga presidenti i federatës",- filloi ai duke shtuar:

"E pyeta zyrtarisht se kush do të ishte portieri ynë i ardhshëm në kombëtare dhe ai u përgjigj se karriera e Onanës ka mbaruar. Ai gjithashtu tha se i dërgoi një letër Interit duke kërkuar që ta heqin qafe. Si mund të jetë dikush kaq i vogel?".

Përveç kësaj ankese, Henry Njalla Quan theksoi gjithashtu, se Eto'o madje pagoi një punonjës që ta ruante. "Ai i dha 1 milion franga kamerunase (rreth 1500 euro) një zyrtari për të më parë dhe ky njeri filloi të më kërcënonte mua dhe familjen time.

Telefonova një inspektor që garantoi sigurinë time. Eto'o organizoi një takim me anëtarët e tjerë të Komiteti Ekzekutiv dhe tha se nuk më beson, më sepse kam bërë shumë pyetje”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll