Sport

Bayern Munich synon t’i rrëmbejë Guardiolës kampionin e botës!

Alvarez pati një sezon të paharrueshëm në të cilin fitoi tripletën me Cityn dhe Kupën e Botës me Argjentinën.

16 Korrik 2023, 17:11 Nga DOSJA
Bayern Munich synon t’i rrëmbejë Guardiolës kampionin e

GJERMANI - Bayern Munich ka paraqitur tashmë dy oferta për Harry Kane në Tottenham Hotspur dhe madje ka mbajtur një takim me kryetarin e klubit Daniel Levy këtë javë.

Anglezi mbetet zgjedhja e tyre e parë këtë verë, por nëse një marrëveshje nuk arrihet, kampionët e Bundesligës kanë një plan B dhe ai është të nënshkruajë me Julian Alvarez në huazim nga Manchester City, sipas Sky Sports. Së bashku me Alvarez, Bayern ka përzgjedhur gjithashtu në listën e ngushtë të Juventusit, Dusan Vlahovic dhe sulmuesin e Werder Bremen, Niklas Fulkrug.

Alvarez pati një sezon të paharrueshëm në të cilin fitoi tripletën me Cityn dhe Kupën e Botës me Argjentinën. Në sezonin e tij të parë me Citizens, argjentinasi luajti në 49 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 5 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll