Sport

Uli Hennes: "Nëse Harry Kane e mban fjalën, ne do ta marrim atë"

Uli Hennes, në deklaratat që ka bërë, i është referuar rastit të Harry Kane, duke theksuar se nëse sulmuesi e mban fjalën ai atëherë do të blehet nga Bayerni.

16 Korrik 2023, 11:20 Nga DOSJA
Uli Hennes: "Nëse Harry Kane e mban fjalën, ne do ta marrim

GJERMANI - Flirti i Bayernit me Harry Kane është i njohur për bavarezët, që kërkojnë ta transferojnë atë nga Tottenham. Në fakt, të dy klubet janë në negociata për të gjetur raportin e artë, pasi skuadra angleze nuk heq dorë nga kërkesat e saj.

Ditët e fundit, Paris Saint-Germain thuhet se po përgatitet të bëjë lëvizjen e tij, duke mbuluar paratë që kërkon Tottenham, por ende nuk ka dalë me kërkesën për Kane.

Uli Hennes u pyet për këtë çështje dhe ai ishte i qartë. "Ai na e bëri të qartë se e ka vendosur. Nëse e mban fjalën, atëherë ne do ta marrim. Rummenigge flet me të rregullisht," tha ai për “Kicker”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll