Sport

Shpërthen Vinicius, në krah të Mendy-t: "Po dëmi psikologjik? Jeta jote nuk do të jetë kurrë e njëjtë"

Pas Memphis Depay, edhe Vinicius mbajti qëndrim për lirimin e Benjamin Mendy-t, duke theksuar se gjithçka që ndodhi kishte një ndikim të madh në jetën dhe psikologjinë e lojtarit.

16 Korrik 2023, 11:40 Nga DOSJA

SPANJE - Benjamin Mendy u lirua gjithashtu nga akuzat e fundit për përdhunim dhe sulm seksual me të cilin po përballej.

Pas Memphis Depay, braziliani Vinicius ishte futbollisti i radhës, duke vënë në dukje ndikimin psikologjik, por edhe atë profesional, që pati ky rast te ish-mbrojtësi i Manchester Cityt. Kujtojmë se në janar ai u lirua nga gjashtë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual ndaj katër grave.

“Më vjen keq për gjithçka që ke kaluar, Benjamin Mendy. Ke humbur dy vite të karrierës, por kjo është më e pakta nga gjithë kjo situatë... Po dëmi psikologjik? Me siguri jeta juaj nuk do të jetë kurrë e njëjtë. Kultura e shkatërrimit të reputacionit ka edhe një viktimë tjetër.

Shpërthen Vinicius, në krah të Mendy-t: "Po dëmi

Deri kur do të akuzohemi dhe do të dënohemi pa pasur të drejtën e mbrojtjes bazë? Lajmet e rreme krijohen dhe përhapen pa kontrolluar faktet (që unë personalisht e kam ndjerë shumë) dhe më pas përkeqësohet.

Të qenit i përgjegjshëm do të ishte minimumi për çdo profesionist, por në ditët e sotme puna serioze është bërë përjashtim. Nuk ka kufij për të marrë më shumë klikime dhe angazhim. Pyetja ime është se çfarë do të bëhet për të riparuar dëmin?"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll