Sport

Është gjetur një kandidat për të blerë ‘gafaxhiun’ Harry Maguire...

West Ham po heton situatën rreth mbrojtësit të fuqishëm të “Djajve të Kuq”

16 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA
Është gjetur një kandidat për të blerë

ANGLI - Manchester United është gati të ndahet me qendërmbrojtësin e saj Harry Maguire, I cili sezonin e shkuar është dalluar për ‘gafat’ e spikatura, të cilat i kanë kushtuar edhe humbjen e postit dhe rolit në skuadër. Gjithsesi, raportohet se West Ham është kandidat për nënshkrimin e lojtarit.

“Hammers” janë gati t’i dërgojnë një ofertë zyrtare “Djajve të Kuq” për ndërkombëtarin anglez, transmeton “Daily Telegraph”.

Një transferim i tillë i mundshëm i Maguire do të jetë një lehtësim i madh për skuadrën e “Old Trafford”, por sigurisht që është e rëndësishme edhe me çfarë çmimi Manchester United do të ndahet nga mbrojtësi, për të cilin në atë kohë investoi 80 milionë paundë.

West Ham ka burime të mira financiare për të shpenzuar, pasi përfundoi një lëvizje prej 105 milionë paundësh për mesfushorin Declan Rice nga Arsenali.

Kontrata aktuale e Harry Maguire me ekipin e Eric ten Haag zgjat deri në vitin 2025. Kohë më parë u fol për interesim për të nga West Hami, ndërsa tani duhet të shohim nëse “Hammers” tani duan ta marrin atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll