Sport

‘Milionerët’ e River Plate shpallen kampionë të Argjentinës me një ‘hat-trick’

River Plate mundi 3-1 Estudiantes në ndeshjen e 25-të të Liga Profesional Argjentinë dhe vulosi matematikisht rikthimin në krye dhe fitimin e kampionatit.

16 Korrik 2023, 11:00 Nga DOSJA

‘Milionerët’ e River Plate shpallen kampionë të

ARGJENTINE - River Plate i duhej vetëm një pikë kundër Estudiantes për të festuar suksesin e tyre në kampionat para tifozëve të saj dhe e bëri këtë në mënyrën më të mire të mundshme në Monumental.

Skuadra e Demichelis, e cila mund të kishte siguruar titullin nga java e kaluar, por u pengua në një barazim 0-0 jashtë San Lorenzos, mbizotëroi 3-1 në ndeshjen e 25-të të Liga Profesionale të Argjentinës.Kështu “vulosi” matematikisht fitimin e titullit kampionatin, duke arritur tashmë në 36.

Ndeshja nisi në mënyrë ideale për vendasit me golin e Beltran vetëm në minutën e 2-të. Në minutën e 18-të De la Cruz ka shënuar 2-0, ndërsa në minutën e 31-të Barco me penallti ka shënuar 3-0, duke i vulosur titullin skuadrës së tij. Golin e vetëm për Estudiantes e shënoi Mendes në minutën e 67-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll