Sport

Arsen Venger befason pushuesit në Mykonos me të dashurën e tij të re dhe shumë seksi!

Arsene Wenger ka shumë vite që është i divorcuar. Ai u nda ligjërisht nga gruaja e tij Ani Brosterhaus, me të cilën ka një vajzë të rritur Lea, në vitin 2015, pasi ishin të martuar prej pesë vitesh.

16 Korrik 2023, 08:30 Nga DOSJA

Arsen Venger befason pushuesit në Mykonos me të dashurën e tij

GREQI - Arsene Wenger nuk e ka mbyllur me sa duket, si me botën e futbollit ashtu edhe me atë të “donjuanit”.

Ish-trajneri legjendarë i Arsenalit, Arsene Wenger , i cili është 73 vjeç, është pare nën shoqërinë e një bruneje misterioze dhe seksi ndërkohë që po pushon në ishullin grek të Mykonos. Francezi tërhoqi shumë vëmendjen në plazhinku po pushonte, por padyshim që shoqëruesja e tij ishte edhe më tepër në qendër të vëmendjes.

Zeshkanja e bukur, e cila është të paktën katër dekada më e re se Arsene Wenger, në një moment që e fokusuan edhe fotografët u duk të kishte probleme me pjesën sipër të rrobe banjove të cilat nuk i mbërtheheshin. Trajneri u përpoq por nuk po arrinte t’ja fiksonte, gjithashtu ajo vetë po përpiqej por pa sukses pasi me njërën dorë mbante rrobe banjot përpara që të mos i dilte gjoksi.

Arsen Venger befason pushuesit në Mykonos me të dashurën e tij

Kjo nuk e emocionoi aspak Arsene Wengerin, ndaj një vajzë nga plazhi i erdhi në ndihmë të zgjedhurës së tij dhe arriti ta ndihmonte dhe në këtë mënyrë t'ia mbërthente rrobe banjot pa i zbuluar gjoksin.

Pas kalvarit që pati e zgjedhura e Arsenit, ajo vazhdoi të bënte banjo dielli, ndërsa ish-trajneri i Arsenalit qëndronte pranë sajë i kënaqur.

Arsen Venger befason pushuesit në Mykonos me të dashurën e tij

Pasi u kthye në shezllone, një zonjë po bënte banjo dielli topless, pranë Arsenit, por kjo nuk ndikoi te francezi. Ai ende ia kushtoi gjithë vëmendjen brunes së re që kishte në krah.

Arsen Venger befason pushuesit në Mykonos me të dashurën e tij

Arsene Wenger ka shumë vite që është i divorcuar. Ai u nda ligjërisht nga gruaja e tij Ani Brosterhaus, me të cilën ka një vajzë të rritur Lea, në vitin 2015, pasi ishin të martuar prej pesë vitesh.

Trajneri legjendar i Arsenalit u largua nga “Topçinjtë” në vitin 2018 pas një periudhe 22-vjeçare në të cilën ai fitoi tre tituj të Premier League dhe shtatë FA Cup. Në nëntor 2019, francezi u emërua Shef i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll