Sport

Rita Ora e besdisur nga reklama e Djokoviç shfryn dhe poston videon, vërsulen serbët e inatosur: “Turp të kesh!”

Reklamat ndryshuan dhe teksa ajo priste të shfaqej personazhi i saj, papritur në plan të parë doli reklama e tenistit serb, Novak Gjokovic , e cila e mërziti këngëtaren gjë të cilën e shfaqi edhe me mimikën e saj.

16 Korrik 2023, 08:00 Nga DOSJA
Rita Ora e besdisur nga reklama e Djokoviç shfryn dhe poston videon,

ANGLI - Këngëtarja shqiptare Rita Ora aktualisht po qëndron në Angli dhe teksa po shëtiste në rrugët e qytetit është ndalur para një billbordi dixhital duke dashur të xhirojë videon promovuese të një videoklipi të ri.

Reklamat ndryshuan dhe teksa ajo priste të shfaqej personazhi i saj, papritur në plan të parë doli reklama e tenistit serb, Novak Gjokovic , e cila e mërziti këngëtaren gjë të cilën e shfaqi edhe me mimikën e saj.

Rita tundi dorën e pakënaqur dhe më pas e postoi videon në rrjetet sociale, me komente negative që derdheshin nën video.

Kanë qenë të shumta komentet në videon e postuar nga Rita Ora ku padyshim serbët e inatosur kanë share e fyer këngëtaren shqiptare. “Novak është më i miri i historisë, të gjithë e dinë”, “Një është Nole”, “Turp të kesh. ".

@ritaora When you’re waiting for your billboard in Leicester Square ???????? Thanks @Spotify ♬ Waiting for You - Rita Ora

Kujtojmë, Novak Gjokoviç do të luajë sot finalen e Wimbledon-it kundër Carlos Alcaraz dhe do të ketë mundësinë të arrijë titullin e 24-të të Grand Slam-it!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll