Sport

Mesfushori kuqezi vazhdon superformën e tij, 3 gola shënon në miqësore me Sassuolon!

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit shënoi tre herë në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 22-0. Trajneri i Sassuolos, Alessio Dionisi vendosi dy formacione të ndryshme në lojë dhe Bajrami ishte në të dytën.

15 Korrik 2023, 22:51 Nga DOSJA

Mesfushori kuqezi vazhdon superformën e tij, 3 gola shënon në

ITALI - Nedim Bajrami po kalon një moment të mirë me sa duket jo vetëm me kombëtaren por edhe me klubin e tij. Në miqësoren e fundit që ka zhvilluar Sassuolo ndaj skuadrës amatore Real Vicenza mesfushori shqiptarë ka arritur të shënojë 3 gola.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit shënoi tre herë në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 22-0. Trajneri i Sassuolos, Alessio Dionisi vendosi dy formacione të ndryshme në lojë dhe Bajrami ishte në të dytën.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 10-0, ndërsa në pjesën e dytë, ku u aktivizua edhe shqiptari u shënuan 12 gola të tjerë, nga të cilët 3 i realizoi Bajrami në minutat 49’, 64’ dhe 78’.

Mesfushori kuqezi vazhdon superformën e tij, 3 gola shënon në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll