Leo Messi nuk e nget makinën, ashtu si driblon në fushë! Ylli argjentinas hyri me të kuqe në një semafor në Miami...
SHBA - Megjithatë përpara se të kalonte tek zyrat e klubit, ku do të firmoset dhe organizohet ceremonia, ylli argjentinas është ...
Liverpooli rrezikon të humbasë dy mesfushorë të rëndësishëm këto ditë. Jordan Henderson (33) dhe Fabinho (29) që janë të tunduar të shkojnë në Arabinë Saudite, ndaj trajneri Jurgen Klopp (56) është në pritje të përforcimeve.
ANGLI - Fabinho është shumë afër nënshkrimit me Al-Ittihad dhe nuk do të jetë në kampin stërvitor me Liverpool. Kapiteni Henderson do të shkojë në kampin stërvitor, pasi negociatat me skuadrën e Steven Gerrard (43-vjeçar), Ettifaq FC, kanë arritur në një ngërç. Të dy palët nuk ranë dakord për shumën e transferimit.
Në këtë kontekst, Liverpooli filloi të kërkonte mesfushorë të tjerë. Gazetari James Pearce bën të ditur se në krye të listës është Kalvin Phillips (27) nga Manchester City. Një opsion “backup” do të ishte edhe Sofyan Amrabat (26 vjeç) nga Fiorentina.
Kalvin Phillips u transferua verën e kaluar te Manchester City nga Leeds United, për 49 milionë euro, por nuk bëri përshtypje në “Etihad”. Mesfushori anglez ka bërë deri më tani 21 ndeshje zyrtare për kampionët. Ai nuk arriti të shënonte asnjë gol, apo të jepte një asistim vendimtar dhe shtypi në Angli së fundmi shkruan se Manchester City mund ta nxjerrë atë në shitje.
Phillips ka ende kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2028. Sipas faqes së internetit Transfermarkt, vlera e tij në treg arrin në 32 milionë euro.
“Reds” kanë bërë ndryshime sa i përket mesfushorëve, në periudhë aktuale të merkatos. Naby Keita (28 vjeç), James Milner (37 vjeç), Alex Oxlade-Chamberlain (29 vjeç) u larguan, ndërkohë që kanë ardhur Alexis Mac Allister (24 vjeç) dhe Dominik Szoboszlai (22 vjeç).
Himni i UEFA Champions League nuk do të luhet në “Anfield” në sezonin e ri. Liverpool përfundoi në vendin e 5-të në sezonin e kaluar në Premier League, kështu që do të marrë pjesë në UEFA Europa League.
“Kormorantët” synojnë të fitojnë kompeticionin e dytë më të vlefshëm të Europës, siç bënë në vitet 1973, 1976 dhe 2001. Finalja e fundit e kontestuar ishte në vitin 2016, kur britanikët u mundën nga specialistja e garave, Sevilla. Andaluzianët kanë fituar shtatë trofe deri më tani dhe asnjë finale të humbur.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Megjithatë përpara se të kalonte tek zyrat e klubit, ku do të firmoset dhe organizohet ceremonia, ylli argjentinas është ...
FRANCE - Nëse dita para kësaj të shtune vuri në pah numrin e ulët të braktisjeve që po ndodhin në këtë edici...
HUNGARI - Mundësi çeçen i natyralizuar në shqiptarë, i ka dhuruar vendit tone një tjetër medalje të atrtë. Ky s...
GJERMANI - Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, flet për planet e transferimit të verës të klubit. Ai preku temën e Sad...
ANGLI - 24-vjeçarja Marketa Vodrusova është “mbretëresha” e re e Wimbledon. Për herë të parë në ...
BRAZIL - Ylli veteran i Barcelonës dhe një nga futbollistët më të mirë brazilianë, Romario, po përballet me pr...
SPANJE - Në qershor, Barcelona njoftoi nënshkrimin e Ilkay Guidogan deri në vitin 2025, duke vendosur një klauzolë të madhe l...
ANGLI - Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka bërë shaka se pret një paraqitje të fortë nga Trent Alexander-Arnold në...
GJERMANI - Pothuajse shtatë muaj, pasi u transferua në Munich për Bayern, Jan Sommer do të largohet. Sipas Fabrizio Romano, 34-v...
GJERMANI - Harry Kane është objektivi i madh i transferimeve të Bayern Munich në verë dhe për të mbledhur shumë...