Art&Argëtim

Victoria Beckham nuk do të kthehet së bashku me Spice Girls

Një burim i afërt me Beckham tha se ajo dëshiron të përqendrohet në markën e saj të modës, dhe nuk do të bëjë turne me grupin, pavarësisht lutjeve të tyre të përsëritura.

15 Korrik 2023, 22:44 Nga m.s
Victoria Beckham nuk do të kthehet së bashku me Spice Girls
Victoria Beckham

SHBA- Shpesh është folur për një ribashkim të Spice Girls. Por Victoria Beckham ka refuzuar sërish. Ajo nuk do të kthehet së bashku me Spice Girls në Glastonbury vitin e ardhshëm, për 30 vjetorin e tyre.

Victoria Beckham ka zhgënjyer këngëtaret, pjesë e Spice Girls, duke thënë se nuk do të shfaqet në Glastonbury vitin e ardhshëm për të shënuar 30 vjetorin e tyre. Në media ishte përfolur së fundmi se ato do të ribashkoheshin në vitin 2024. Por një burim i afërt me Beckham tha se ajo dëshiron të përqendrohet në markën e saj të modës, dhe nuk do të bëjë turne me grupin, pavarësisht lutjeve të tyre të përsëritura.

Victoria Beckham nuk do të kthehet së bashku me Spice Girls

Ajo nuk e ka përjashtuar “një lloj paraqitje tjetër festive”, edhe pse kjo nuk do të thotë se do të këndojë. Beckham, 49-vjeç, do të marrë pjesë në një film dokumentar, i cili do të tregojë historinë e ngritjes së grupit në në vitet 1990 dhe do të shfaqë intervista dhe materiale nga arkivat e tyre personale.

Një burim tha: "Glastonbury është i mundur koncerti më i lezetshëm në planet, por Victoria nuk do të jetë vitin e ardhshëm. Ajo i ka krijuar vetes një karrierë si stiliste, kështu që të kënduarit është diçka që ajo duhet ta marrë parasysh me kujdes. Ajo fatkeqësisht është tallur shumë kur ka kënduar në të kaluarën. Ajo tani është një person tjetër. Ajo kujton me dashuri vitet e saj në Spice Girls – ato ishin shumë të veçanta për të, kështu që nuk e ka përjashtuar mundësinë e një feste, ndoshta, në një moment".

spice girls victoria beckham

Sondazh

Poll