Art&Argëtim

Pse ndërroi jetë Lisa Marie Presley? Zbulohet shkaku i saj i vdekjes

Bllokimi ishte rezultat i ngjitjeve të shkaktuara nga operacioni për humbje peshe që ajo iu nënshtrua disa vite më parë.

14 Korrik 2023, 14:06 Nga k.m.
Pse ndërroi jetë Lisa Marie Presley? Zbulohet shkaku i saj i vdekjes
Lisa Marie Presley

SHBA- Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock and roll-it, Elvis Presley vdiq nga një komplikacion në zorrë. Lajmin e bëri me dije Zyra e Kërkimit të Qarkut të Los Anxhelosit.

Bllokimi ishte rezultat i ngjitjeve të shkaktuara nga operacioni për humbje peshe që ajo iu nënshtrua disa vite më parë.

Presley, vdiq pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar 2023, në moshën 54-vjeçare. Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes. Asokohe zyrtarët lokalë thanë se ndihma e parë i ishte dhënë pasi e kishin gjetur në arrest kardiak.

Por më pas iu zbulua komplikacioni. Kur zorra e hollë bllokohet, ndonjëherë si rezultat i kancerit të zorrës së trashë, medikamenteve ose ngjitjeve (indeve) që formohen pas operacionit. Në rastin e Presley, raporti zbuloi se ngjitjet ishin shkaktuar nga operacioni për humbje peshe, i njohur si kirurgji bariatrike, të cilit ajo iu nënshtrua disa vite më parë.

"Ky është një ndërlikim afatgjatë i njohur i këtij lloji të operacionit,"- vuri në dukje raporti i ekzaminuesit mjekësor.

lisa marie presley

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Korrik 2023, 20:49

Eh mër Gim Rada, mos vdeksh kurrë!

Agim Rada IN MEMORIAM-Nga Edi Rama Nuk mund të niste më hidhur një ditë e imja, se sa me lajmin e ndarjes nga jeta të Agim Rad&eu...