Art&Argëtim

FOTO- Eneda Tarifa konfirmon lidhjen e re, ndan foton me basketbollistin nga Santorini

Tarifa ka zgjedhur të postojë një foto në rrjete sociale me basketbollistin ku shihet se po kalojnë së bashku pushimet verore në Santorini. 

15 Korrik 2023, 14:48 Nga a.l
FOTO- Eneda Tarifa konfirmon lidhjen e re, ndan foton me basketbollistin nga
Eneda Tarifa dhe Gent Lasku

Nuk ka më vend për dyshime! Këngëtarja Eneda Terifa ka konfirmuar lidhjen me basketbollistin Gent Lasku. Dyshja është përfolur në media për një romancë por kanë vendosur ta mbajnë lidhjen private. Tarifa ka zgjedhur të postojë një foto në rrjete sociale me basketbollistin ku shihet se po kalojnë së bashku pushimet verore në Santorini. 

FOTO- Eneda Tarifa konfirmon lidhjen e re, ndan foton me basketbollistin nga
Postimi

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa i dha fund lidhjes së saj me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas 18 vitesh. Ata janë gjithashtu prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria. Pak kohë më parë, në media qarkulluan disa foto, ku këngëtarja shoqërohej nga basketbollisti Gent Lasku. Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal nate, ndërsa herë të tjera duke pirë verë së bashku. 

eneda tarifa

Sondazh

Poll