Art&Argëtim

Arbenita reagon pas dhunës së ushtruar nga Fero: Unë besoj në drejtësi!

Modelja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar episodet e dhunës, ndërsa thekson se drejtësia do të japë verdiktin përfundimtar.

15 Korrik 2023, 17:49 Nga DOSJA
Arbenita reagon pas dhunës së ushtruar nga Fero: Unë besoj
Arbenita dhe Fero

KOSOVE- Pak ditë më parë, në mediat rozë doli lajmi se reperi i njohur Fero është arrestuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij Arbenita Ismajli. Modelja ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar episodet e dhunës, ndërsa thekson se drejtësia do të japë verdiktin përfundimtar.

Arbenita reagon pas dhunës së ushtruar nga Fero: Unë besoj

Duke iu referuar mediave të Kosovës, dhuna është zhvilluan në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.

“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll