Art&Argëtim

Liam Payne flet haptazi për problemet me shëndetin mendor

Këngëtari ka treguar se ka qenë i shtruar në një klinikë në SHBA vitin e kaluar, pasi pa se gjendja e tij mendore ishte tejet e rënduar.

14 Korrik 2023, 15:58 Nga DOSJA
Liam Payne flet haptazi për problemet me shëndetin mendor
Liam Payne

SHBA- Liam Payne, ish pjesëtar i grupit të famshëm One Direction, si rrallë herë ka folur për shëndetin e tij mendor. Ai është diagnostikuar me disa çregullime të shëndetit mendor.  

Këngëtari 29-vjeçar ndau një postim në Instagram të enjten, ku tha se po kalonte një ditë të vështirë.

Liam përshkroi raste të vështira në jetën e tij. Këngëtari ka treguar se ka qenë i shtruar në një klinikë në SHBA vitin e kaluar, pasi pa se gjendja e tij mendore ishte tejet e rënduar.

Ai rrëfeu se ka pranë tij familjarë dhe miq, për të kaluar këtë gjendje ku ai ndodhet. "Për fat kam disa njerëz të mrekullueshëm rreth meje, që kujdesen për mua, por jam i sigurtë se mund ta shohin edhe tek unë që unë "nuk jam vërtet këtu".

Liam falenderoi djalin e tij gjashtëvjeçar Bear dhe ish të dashurën e tij dhe nënën e Cheryl për mbështetjen e vendimit të tij për t'u përmirësuar.

Ai shtoi se ish-shokët e tij të grupit e kanë suportuar. Duke kërkuar falje për fjalët e tij në postimin e ri në YouTube, ai tha: “Më duhej të merrja pak kohë për veten time. U bëra disi dikush që nuk e njihja më. Isha aq i zemëruar me atë që po ndodhte rreth meje, saqë në vend që të hidhja një vështrim nga brenda, vendosa t'ia hidhja atë nga jashtë të gjithë të tjerëve. Ishte vërtet e gabuar, dhe zhgënjimet e mia me karrierën time. Dua të kërkoj falje për këtë".

 

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Korrik 2023, 20:49

Eh mër Gim Rada, mos vdeksh kurrë!

Agim Rada IN MEMORIAM-Nga Edi Rama Nuk mund të niste më hidhur një ditë e imja, se sa me lajmin e ndarjes nga jeta të Agim Rad&eu...