Art&Argëtim

Shakira në një romancë të re? Një darkë romantike me yllin e NBA-së, Jimmy Butler

Vetëm disa ditë pasi u panë duke ngrënë një darkë së bashku, një burim tha se "Jimmy e bën Shakirën të buzëqeshë dhe ajo ndihet e lumtur duke kaluar kohë me të".

15 Korrik 2023, 22:03 Nga m.s
Shakira në një romancë të re? Një darkë romantike
Shakira dhe Jimmy Butler

SHBA- Mediat e huaja shkruajnë për një romancë të re nga Shakira. Thuhet se këngëtarja nuk është e shqetësuar nga diferenca e saj 13-vjeçare me yllin e NBA- së, Jimmy Butler.

Vetëm disa ditë pasi u panë duke ngrënë një darkë së bashku, një burim tha se "Jimmy e bën Shakirën të buzëqeshë dhe ajo ndihet e lumtur duke kaluar kohë me të".

“Ata kanë dalë disa herë, por është shumë herët për të thënë nëse ka potencial afatgjatë për ta”, tha burimi për Us Weekly. “Jimmy e bën Shakirën të buzëqeshë, dhe ajo ndihet e lumtur duke kaluar kohë me të”.

Deri më tani, dyshja "janë njohur për një kohë të shkurtër, dhe së fundmi kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale".

Ka kaluar një vit që kur Shakira njoftoi ndarjen nga partneri i saj prej më shumë se një dekade, Gerard Piqué, mes akuzave për tradhëti. 

jimmy butler shakira

Sondazh

Poll