Bota

“Mimozë, a të kallëzoi Radojçiq se ku janë të zhdukurit e luftës”, nis në Kosovë protesta e veteranëve të UÇK-së (FOTO)

15 Korrik 2023, 18:17 Nga m.s
“Mimozë, a të kallëzoi Radojçiq se ku janë
protesta ne Kosove

KOSOVË- Në Kosovë ka nisur protesta e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbajnë një tubim në lidhje me zhvillimet aktuale në Kosovë. Protesta po mbahet në sheshin Skënderbej në Prishtinë. Veteranë e qytetarë kanë dalë në sheshin kryesor të Prishtinës, për të protestuar pasi Qeveria e Kosovës nuk plotësoi kërkesën e tyre për t’i përfshirë veteranët e luftës në ligjin e pagës minimale, si dhe për përmendjen e tyre në bisedën e Mimoza Kusarit me nënkryetarin e Listës, Srpska Sllavko Simiq.

“Mimozë, a të kallëzoi Radojçiq se ku janë

Protestuesit mbajnë në dorë pamkarta në të cilat akuzohet shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari, se i ka fyer veteranët e UÇK-së, gjatë përgjimeve të bëra publike me pjesëtarët e Listës Serbe.

Duke i cilësuar si një skandal përgjimet, ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Nga ana e presidentes Vjosa Osmani, veteranët kërkojnë që të kthejë mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

 “Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare. Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin. Kundër shkeljes së të drejtave të ushtarëve të UÇK! Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiq kundër luftëtarëve të UÇK nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ligji që përjashton u votua turpshëm nga shumica parlamentare”, thuhej në njoftimin e protestës.

protesta kosove

Sondazh

Poll