Bota

Kreu i PDK-së në Hagë/ Takon Thaçin dhe Krasniqin, MESAZHI: E ardhmja jonë, ishte misioni i tyre! Dielli do të lindë përsëri

Vizita e Krasniqit në Hagë vjen në ditën kur në Prishtinë do të protestohet nga veteranët e luftës kundër ligjit për pagën minimale.

15 Korrik 2023, 16:34 Nga a.l
Kreu i PDK-së në Hagë/ Takon Thaçin dhe Krasniqin,
Memli Krasniqi

HAGË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron sot në Hagë për vizitë tek krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku po mbahen që nga viti 2020, si të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale. Kreu i PDK-së ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook se ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë –  ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”, ka thënë Krasniqi.

Vizita e Krasniqit në Hagë vjen në ditën kur në Prishtinë do të protestohet nga veteranët e luftës kundër ligjit për pagën minimale.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për qindra krime lufte, troturë dhe vrasje, të cilat sipas Prokurorisë Speciale janë kryer gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Cuhan dhe në Kukës. Sipas akuzave të ngritura, zyrtarët e lartë të UÇK-së janë kryer krime ndaj qindra civilëve, ndërkohë të akuzuar e tjerë, mes tyre dhe Fatmir Limaj, janë detyruar nga Thaçi dhe të tjerët që t’i kryejnë këto krime.

memli krasniqi

Sondazh

Poll