Bota

Sherri në Kuvendin e Kosovës/ Kurti: Ministrat nuk provokuan! Përleshja ishte e planifikuar

Në një deklarim për media, ai tha se sulmi nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë provokimi nga ana e qeveritarëve, ndërsa shtoi se deputetët opozitarë nuk kanë pasur asnjë arsye që të sulmojnë kabinetin qeveritar. 

15 Korrik 2023, 16:40 Nga a.l
Sherri në Kuvendin e Kosovës/ Kurti: Ministrat nuk provokuan!
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pretendon se përplasja në Kuvendin e Kosovës që ndodhi ditën e enjte mes deputetëve të opozitës dhe ministrave, ishte i planifikuar. Në një deklarim për media, ai tha se sulmi nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë provokimi nga ana e qeveritarëve, ndërsa shtoi se deputetët opozitarë nuk kanë pasur asnjë arsye që të sulmojnë kabinetin qeveritar. 

“Unë besoj se kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo. Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime. Aty kishim maksimumin e xhirimeve dhe kishim shumë dëshmitarë të cilët do ta tregojnë të vërtetën e asaj situate në të cilën qartazi nuk bëhej fjalë për provokim e kundër provokim por bëhej fjalë për një sulm të përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ia mësynë prej ulëseve të tyre disa deputetë dhe në drejtim të ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria derisa unë mbaja fjalim, tregon qartazi se nuk kishte asgjë spontane aty”, u shpreh Kurti. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

albin kurti

Sondazh

Poll