Bota

Çfarë ndodhi? Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet me urgjencë në spital

Zyra e tij njofton se, 73-vjeçari është në gjendje të mirë dhe ndodhet në spitalin Sheba.

15 Korrik 2023, 17:08 Nga a.l
Çfarë ndodhi? Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet me
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shtruar në spital, ku po trajtohet me ndihmë mjekësore të scpecializuar.

Zyra e tij njofton se, 73-vjeçari është në gjendje të mirë dhe ndodhet në spitalin Sheba. Netanyahu raportohet se nuk ndihej mirë, por ishte plotësisht i vetëdijshëm gjatë rrugës për në spital, shkruajnë mediat e huaja. 

Netanyahu u dërgua me urgjencë në spital në tetor 2022 pasi vuante nga dhimbje gjoksi.  Udhëheqësi izraelit iu nënshtrua gjithashtu një "kolonoskopie rutinë" në janar të këtij viti.

Mediat lokale thanë se Netanyahu raportoi se nuk ndihej mirë në shtëpinë e tij në Cezare, ku kishte kaluar fundjavën dhe u dërgua në spital prej andej. Rasti i fundit vjen, pasi Izraeli ka përjetuar një valë të nxehti këtë fundjavë.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll