Bota

Azilet në kushte ç'njerëzore, pa ilaçe e ushqim/ Pas skandalit, japin dorëheqjen dy ministrat në Rumani

Qindra rumune morën pjesë në një protestë të organizuar nga OJQ Declic përpara qeverisë të enjten në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

15 Korrik 2023, 16:12 Nga a.l
Azilet në kushte ç'njerëzore, pa ilaçe e ushqim/
Gabriela Firea

RUMANI- Ministrja e Familjes, Gabriela Firea dha dorëheqjen me kërkesë të kryeministrit Marcel Ciolacu, pas akuzave për keqtrajtim të rëndë të të moshuarve në një azil pleqsh pranë Bukureshtit,  Firea u detyrua nga kryeministri Marcel Ciolacu të japë dorëheqjen, pas një takimi në godinën e qeverisë, për të shmangur dëmtimin e imazhit të PSD-së, duke qenë se Rumania do të mbajë katër raunde zgjedhjesh vitin e ardhshëm.

Qindra rumune morën pjesë në një protestë të organizuar nga OJQ Declic përpara qeverisë të enjten në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Firea u suspendua edhe nga kryesia e PSD Bukureshtit. Ministri i Punës Marius Budai u bë i pari që dha dorëheqjen të enjten pasi prokurorët  zbuluan kushte të tmerrshme në tre qendra kujdesi pranë Bukureshtit, ku afro 100 banorë të moshuar u përballën me urinë, torturën dhe shfrytëzimin nga duart e një rrjeti kriminal që përfshin zyrtarë shtetërorë dhe individë privatë.

Të tre ishin në qarkun Ilfov, pranë kryeqytetit Bukuresht. Firea ka mohuar vazhdimisht, çdo përfshirje në çështjen e shtëpisë së të moshuarve Ilfov, por hetimet e shtypit dhe informacionet e prokurorëve tregojnë se njerëzit përreth saj po fitonin para duke përfituar nga të moshuarit dhe njerëzit e sëmurë. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Firea tha se ajo ishte viktimë e një fushate shpifjeje që synonte ta diskreditonte dhe ta largonte nga gara për kryebashkiakun e Bukureshtit.

Firea vazhdoi të mbronte këshilltaren e saj Ligia Gheorghe, emri i së cilës shfaqet në strukturën drejtuese të azilit të tmerrit dhe ajo deklaroi dy minuta pas dorëheqjes së saj se po paguante çmimin për "besimin e njerëzve".

“Kemi punuar bashkë deri në lodhje, deri në sëmundje. Të dy e paguam me sëmundje të rënda stresin e grumbulluar në televizion, në politikë, veçanërisht në Bashkinë. Ajo gjithashtu paguan për besimin e njerëzve. Ajo donte të ndihmonte. Jo për të fituar para, për të mos bërë dëm. Ajo NUK ka punuar në ato qendra. Ajo nuk e dinte se kishte parregullsi! Unë, aq më pak, nuk kisha asnjë lidhje dhe nuk mund të pranoja që një personi t'i ndodhte diçka e keqe!!”, ka shkruar Firea në Facebook.

Pas zbulimit të situatës në shtëpitë e të moshuarve të qarkut Ilfov, qeveria ka ngritur grupe për të kontrolluar çdo qark dhe për të verifikuar se si stafi kryen punën e tyre. Si rezultat i këtyre kontrolleve, një sërë shtëpish të tilla për të moshuarit janë mbyllur në të gjithë vendin këtë javë. Të moshuarit në tre strehimore në Ilfov, në veri të Bukureshtit, u gjetën në kushte çnjerëzore: të rrahur, pa ilaçe dhe të detyruar të punojnë pa ushqim.

Marrë dhe përshtatur nga Euroactiv

marcel ciolacu gabriela firea

Sondazh

Poll