Aktualitet

U tregoi gishtin e mesit, banorët e “Astirit” nuk falin Borchard-in, firmosin peticion për largimin e tij

14 Tetor 2019, 18:47 Nga DOSJA
U tregoi gishtin e mesit, banorët e “Astirit” nuk falin

TIRANË- Banorët e zonës së “Astirit” teksa kanë vijuar protestën e tyre, tashmë kërkojnë largimin e ambasadorit të OSBE, Bernd Borchard nga Shqipëria. Ata janë shprehur se nuk do ta falin ambasadorin për gjesin fyes që bëri ndaj tyre dhe pse ky i fundit ka kërkuar ndjesë.

Banorët kanë nisur gjatë kësaj të hëne një lëvizje të re duke firmosur një peticion, përmes së cilit do kërkojnë sa më shpejt shkarkimin e ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri.

Mbrëmjen e djeshme ambasadori i OSBE ofendoi dje protestuesit teksa po kalonte tek Drejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: Rama ik, Rama ik. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. Pak metra më tej, ai e tregoi sërish gishtin e mesit ndaj protestuesve, veprim ky që ka ngjallur një sërë reagimesh në opinion publik.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bernd borchard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit peticion kunder borchard protesta e unazës së re bernd borchard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit peticion kunder borchard protesta e unazës së re

Sondazh

Poll