Aktualitet

Sherri mes adoleshentëve/ Plagosën me thikë 15-vjeçarin në Gjirokastër, nën hetim 7 bashkëmoshatarët e tij

Po ashtu, bëhet me dije se 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por se ende nuk dihen shkaqet e sherrit. 

14 Korrik 2023, 16:33 Nga k.m.
Sherri mes adoleshentëve/ Plagosën me thikë 15-vjeçarin
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- 7 të mitur janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin pasditen e djeshme, ngjarje nga e cila mbeti i plagosur një prej tyre. Sot, Policia ka dhënë detaje lidhur me sherrin e ndodhur në lagjen "18 tetori", duke bërë me dije se të miturit që plagosën me thikë bashkëmoshatarin e tyre, janë nën hetim në gjendje të lirë.

Po ashtu, bëhet me dije se 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por se ende nuk dihen shkaqet e sherrit. 

“Sqarojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, nisi procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

gjirokaster

Sondazh

Poll