14 Korrik 2023, 15:47
Nga k.m.
Armët
POGRADEC- Një arsenal armësh është zbuluar sot në Pogradec. Policia e Shtetit bën me dije se një 40-vjeçar i idenfikuar si Alti Jarshallari, me precedentë të mëparshëm kriminalë, kishte fshehur në një stallë municione. "Blutë" bëjnë me dije se është sekuestruar një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky 40-vjeçari do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec/Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municioni luftarak. Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”. Operacioni, falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, i zhvilluar pas hetimeve disajavore nga Komisariati i Policisë Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një 40-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenalin e armëve dhe municionit luftarak. Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t'i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në vijim të kontrollit të territorit dhe punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disajavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Starova”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë i shtetasi:
- A. J., 40 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, se një shtetas posedonte në banesën e tij një arsenal armësh, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe lokalizuan shtetasin A. J., në fshatin Starovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij, u gjetën të fshehura: Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
operacioni starova alti jarshallari
Aktualitet
14 Korrik 2023, 15:28
k.m.
Arben Ahmetaj
Në Shqipëri, ish zevendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëri të qartë sot se nuk ka ndërmend të kthehet...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 15:08
k.m.
Marsid Senia dhe Mentor Selmani
BRITANI E MADHE- Dy persona janë dënuar për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika. I riu ndërroi jetë ...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 15:09
foto ilustruese
TIRANE- Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Depërtimi i ...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 14:02
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
TIRANE- Studentët e Mjekësisë kanë paralaj...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 13:52
k.m.
Foto ilustruese
Kur Edi Rama i Shqipërisë njoftoi më 1 korrik fundin e nismës Ballkani i Hapur, ai pretendoi se ajo e kishte “p&e...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 13:52
k.m.
Shpëtim Bajrami
GREQI- Policia greke ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorit që mesditën e së enjtes qëlloi p&...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 13:38
Studentet ne Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
TIRANË- Në Komisionin për Punë...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 13:23
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një draft për rritjen e pagave të anë...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 13:05
a.l
Policia italiane
ITALI- Autoritetet në Itali kanë vënë në pranga 3 shqiptarë të cilët akuzohen për trafik drog...
Aktualitet
14 Korrik 2023, 12:57
a.l
Emiliano Hasanpapaj
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Londër të Britanisë së Madhe...