Aktualitet

Pushime me varkë/ Familja rrezikon të mbytet në det, me vete kishin edhe 2 fëmijët e mitur, shpëtohen nga Policia Kufitare

Sipas Policisë, mjeti në të cilin ndodhej familja në det një varkë plastike ka pësuar defekt duke vënë në rrezik jetën e pasagjerëve në bord.

14 Korrik 2023, 16:00 Nga k.m.
Pushime me varkë/ Familja rrezikon të mbytet në det, me vete
Pamje nga operacioni i shpëtimit

DURRËS- Një familje me katër anëtare mes të cilëve dy fëmijë të mitur të cilët po lundronin me një mjet në det janë shpëtuar nga policia kufuitare. Sipas Policisë, mjeti në të cilin ndodhej familja në det një varkë plastike ka pësuar defekt duke vënë në rrezik jetën e pasagjerëve në bord. Por menjëherë kanë ndërhyrë forcat e Policisë Kufitare dhe  4 familjarët u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës - Vlorë

Rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare i shkojnë në ndihmë një familjeje me 4 pjesëtarë, mes tyre 2 fëmijë të mitur. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë njoftuar se 4 pjesëtarëve të një familjeje, mes tyre 2 fëmijë të mitur, iu rrezikohej seriozisht jeta, në det, pasi mjeti lundrues (varkë plastike) me të cilin po lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt, në gjirin e Durrësit. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar. Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxorr në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.

Mbeti i bllokuar në det, pasi mjeti lundrues Jet Ski pësoi defekt, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport i shkojnë në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport janë njoftuar se një shtetas kishte mbetur i bllokuar në det, në zonën e quajtur “Bovat”, për shkak se mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte, kishte pësuar defekt në motor.

Mbërritja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, në zonën e sinjalizuar, si dhe ofrimi i ndihmës, bënë të mundur që drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski, shtetasi S. I., të nxirrej në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, u tërhoq drejt bregut, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin. Policia Kufitare fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje për ndihmë.

durres

Sondazh

Poll