Aktualitet

Vrasja e të riut me thikë në Angli/ Shpallen fajtorë dy shqiptarë, ekzekutuan Armend Xhikën në 2021

Sipas BBC, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mentor Selmani, 28 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e tij.

14 Korrik 2023, 15:08 Nga k.m.
Vrasja e të riut me thikë në Angli/ Shpallen fajtorë dy
Marsid Senia dhe Mentor Selmani

BRITANI E MADHE- Dy persona janë dënuar për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika. I riu ndërroi jetë më 13 maj 2021, pasi u qëllua më thikë. Sipas BBC, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mentor Selmani, 28 vjeç, u shpallën fajtorë për vrasjen e tij. Policia tha se takimi ishte për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis dy grupeve pas një aaksidenti utomobilistik për të cilin fajësohej Xhika.

Vrasja e të riut me thikë në Angli/ Shpallen fajtorë dy
Armend Xhika

Senia, nga Burnett Street, Bradford, dhe Selmani, pa adresë fikse, u lanë në paraburgim dhe do të paraqiten para Gjykatës së Sheffield Croën për t'u njohur me dënimin e tyre. Oficeri i lartë hetues, inspektori i detektivit Simon Cartëright në policinë e Yorkshire-it të Jugut tha: Armendi humbi jetën për dëmtimin e një automjeti. Ai nuk do të kishte vdekur nëse personat e përfshirë në vdekjen e tij nuk do të kishin për qëllim t’i shkaktonin dëm.

Ndërkohë që dy persona janë shpallur të fajshëm, për vrasjen e të riut në kërkim janë vëllezërit Eljaso Cela, 28 vjeç dhe 26-vjeçari Mateo Cela.

marsid senia mentor selmani armend xhika

Sondazh

Poll