Aktualitet

"Ishim shokë"/ Vetëdorëzohet shqiptari që vrau 50-vjeçarin në Greqi

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili u vetëdorëzua i shoqëruar nga avokati i tij.

14 Korrik 2023, 16:04 Nga I.A
"Ishim shokë"/ Vetëdorëzohet shqiptari që vrau

GREQI- Autori i vrajes së 50-vjeçarit shqiptar në Greqi është dorëzuar para autoriteteve në Selanik. Protothema shkruan se shqiptari u dorëzua mesditën e së premtes. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve, i cili u vetëdorëzua i shoqëruar nga avokati i tij.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin. Ndaj 45-vjeçarit është ngritur një dosje dhe pritet të dalë në prokurori dhe hetues. Policia greke thotë se autori ka qenë me precedent penalë ndërsa mjeti është në pronësi të bashkëjetueses së tij, edhe kjo nga Elbasani.

 

shpëtim bajrami

Sondazh

Poll