Aktualitet

Radhë kilometrike në Qafë Botë, dhjetëra makina detyrohen të rrinë në temperatura ekstreme

Shkak për radhën e krijuar është bërë pala greke, e cila ka punuar vetëm me dy sportele, duke shkaktuar kështu një radhë kilometrike.

14 Korrik 2023, 15:33 Nga I.A

Radhë kilometrike në Qafë Botë, dhjetëra makina

SARANDË- Radhë kilometrike është krijuar ditën e sotme në kufirin shqiptaro-grek të Qafë Botit. Shkak për radhën e krijuar është bërë pala greke, e cila ka punuar vetëm me dy sportele, duke shkaktuar kështu një radhë kilometrike.

Ndërkohë që pala shqiptare po punon 3-4 sportele për të evituar fluksin e krijuar. Një tjetër problem për qytetarët që duan të futen në Shqipëri apo të dalin janë dhe temperaturat e larta, të cilat kanë e kanë bërë thuajse të pamundur qëndrimin në makinë për disa orë. 

radhe ne qafe bote

Sondazh

Poll