Aktualitet

“Pengmarrja e diplomës”/ Studentët e Mjekësisë kundërshtojmë pr/ligjin, Vokshi: Tregoni kostot

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, studentët e mjekësisë kundërshtuan projektligjin e propozuar nga qeveria për ti kushtëzuar diplomimin nëse ata nuk kryejnë 5 vite shërbim në Shqipëri, ose ndryshe duhet të paguajnë një tarifë.

14 Korrik 2023, 13:38 Nga DOSJA
“Pengmarrja e diplomës”/ Studentët e Mjekësisë
Studentet ne Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

TIRANË- Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, studentët e mjekësisë kundërshtuan projektligjin e propozuar nga qeveria për ti kushtëzuar diplomimin nëse ata nuk kryejnë 5 vite shërbim në Shqipëri, ose ndryshe duhet të paguajnë një tarifë. Studentët kërkuan dokumentet për të mësuar kostot.

Studentët: “Na sillni dokumentet e kostove që keni në duart tuaj. Infrastruktura, të meremi me shkakun e problemeve. Në momentin që thoni; keni qënë në diskutime të vazhdueshme, na sillni dokumentin të diskutojmë. Nuk duhet të harroni se janë pretendime studentësh. Nëse ne i paguajmë këto kosto, jeni të gatshëm të na lini? Ju na thoni paguani dhe ikni. Si janë përllogaritur këto kosto? Kur shteti shqiptar nuk llogarit kostot për frymë….

Studenti i vitit V të Mjekësisë, Eliot Sulçe, paralajmëroi deputetët e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe të Shëndetësisë. "Do t’ju kërkoja që të mos ta çoni situatën në Fakultetin e Mjekësisë ku studentët do të duhet të bojkotojnë të gjithë vitin akademik. Na e kurseni këtë dramë, - tha ai.  

"Zgjedhja pikërisht në këtë periudhë e kalimit të ligjit më duket shumë cinike dhe dashakeqëse, sepse jemi në sezon provimesh. Ju nuk po na lini sot të formohemi sot për këto lëndë. Do t’ju kërkoja që të mos kalojmë në këtë pikë dhe ta anullojmë që në këtë fazë ku jemi. Kjo nuk bëhet vetëm për ne, por duhet menduar për të gjithë brezat dhe gjithë profesionet e tjera ku ka rrjedhje. Nëse jeni të informuar vetëm nga maturantët e këtij viti, 1/3 kishin aplikuar për të ikur jashtë vendit. Nga 30 mijë maturantë, 10 mijë prej tyre kanë vendosur që të largohen dhe kjo është pasojë e këtyre politikave që ju po propozoni. Mendoni për zgjidhje efiçente që i stimulojnë studentët, jo që i detyrojnë.

Çfarë ne kundërshtojmë në këtë ligj? Së pari, është në kundërshtim të Kushtetutës, për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Pra, në këtë rast, vetëm për të ushtruar funksionin e ministrave përkatëse, ju nuk mund të cenoni integritetin e studentëve të Mjekësisë por edhe të mjekëve të rinj. Vetëm për të siguruar një të mirë publike, ndërkohë që nuk keni shpallur Gjendjen e Emergjencës, dhe në këtë pikë ju po kërkoni cenimin e lirive, privimin e studentëve të Mjekësisë nga studimet falas apo me kosto të përballueshme. Pra, ose punoni 5 vite me detyrim, ose paguani një tarifë që është e papagueshme për familjet mesatare shqiptare. Pra, mjekësia nuk mund të jetë një degë vetëm për elitën, për atë pjesë që ka mundësi ta përballojë këtë tarifë absurde dhe shfrytëzoj rastin të kërkoj një transparencë për këtë kosto, si është llogaritur.

Pika 2: Projektligji është në shkelje të ligjit për diskrimimin. Në periudhën e pandemisë, ju thatë se situata është e mbuluar, kurse tani se ka nevojë për mjekë. Duam të dimë një numër konkret sa janë vakancat në këto qendra shëndetësore për mjekë të përgjithshëm dhe specialistë".

Petrit Vasili: Si e kapërcëni ju Kushtetutën në një pikë të qartë; neni 57 thotë se arsimi i lartë kushtëzohet nga kriteri i aftësisë?

Përse qenka ky dualitet? Çfarë penaliteti dhe çfarë paguan shteti? Si zgjidhet problemi i punës së tyre, sepse nuk kanë të drejtë pa pasur një licencë për të punuar si mjekë. Një mjek që duhet të punojë, duhet të ketë licencën e mjekësisë? 5 vjet pa licencë duhet të punojnë? Pretendimi im është pretendimi i ligjit.

Albana Vokshi: Vjen ligji, vjen paketë me aktet nënligjore, gjithkush duhet ta dijë para se të miratohet ligji pa sjellë paketën, llogaritjen e kostos.

Sondazh

Poll