Aktualitet

Qeveria draft për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, do të marrin deri në 7.6 mln lekë të vjetra në muaj

Në draft parashtrohet që sipas rregullores, paga e një anëtari të Kushtetueses duhet të jetë sa 0.96% e rrogës së Presidentit, që konvertohet në 408 000 lekë, plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”.

14 Korrik 2023, 13:23 Nga k.m.
Qeveria draft për rritjen e pagave të anëtarëve të
Foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një draft për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke ua çuar aty deri në 6.4 milionë lekë në muaj. Në draft parashtrohet që sipas rregullores, paga e një anëtari të Kushtetueses duhet të jetë sa 0.96% e rrogës së Presidentit, që konvertohet në 408 000 lekë, plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”. E vetmja që do të marrë më shumë do të jetë Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të pozicionit merr 20% më shumë të pages, duke kapur shifrën 7.6 milionë lekë.

Qeveria draft për rritjen e pagave të anëtarëve tëQeveria draft për rritjen e pagave të anëtarëve të

DRAFTI: 

“Pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, sipas pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr.84/2016, 'Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë', në masën 43% mbi pagën mujore; b) shtesë për vjetërsi sipas shkronjës 'c', të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, 'Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar”, thuhet në draft.

Në draftin e dërguar tashmë në Kuvend është miratuar një ndryshim në ligjin e funksionimit të Gjykatës, sipas të cilit, rroga e një anëtari të Kushtetueses është sa 0.96% e rrogës së Presidentit (408 000 lekë) plus 236 640 lekë shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”. Ndërkohë që kryetari i Gjykatës Kushtetuese “për pozicionin drejtues përfiton edhe 20% shtesë page mbi pagën mujore të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe shtesës për shkak të natyrës së veçantë të punës”. Pra paga e kryetarit të Kushtetueses arrin në shifrën 7.6 milionë lekë.

Nga drafti i qeverisë përfitojnë edhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. “Pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, sipas pikës 4, të nenit 29, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në masën 43% mbi pagën mujore; b) shtesë për vjetërsi sipas shkronjës “c”, të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,”- thuhet në draft.

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll