Aktualitet

Dy furnizues dhe një porositës, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, shpërndanin drogë në sheshe dhe lokale

Droga shpërndahej në lokalet e qytetit në zonën e Vincenzës. Pas kontrollebe në apartamentin e Altavilla Vicentina, u zbulua se të rinjtë 24 dhe 31 vjeç ishin furnizues të 30 vjeçarit, i cili më pas bënte edhe shpërndarjen e kokainës.

14 Korrik 2023, 13:05 Nga a.l
Dy furnizues dhe një porositës, arrestohen 3 shqiptarë në
Policia italiane

ITALI- Autoritetet në Itali kanë vënë në pranga 3 shqiptarë të cilët akuzohen për trafik droge. Si rezultat i hetimeve është zbuluar se të rinjtë shiqptarë përkatësisht 24, 31 dhe 30 vjeç e mbanin drogën në dy baza të ndryshime, në një apartament në Altavilla Vicentina dhe në një shtëpi në Poianella di, shkruajnë mediat italiane. 

Droga shpërndahej në lokalet e qytetit në zonën e Vincenzës. Pas kontrollebe në apartamentin e Altavilla Vicentina, u zbulua se të rinjtë 24 dhe 31 vjeç ishin furnizues të 30 vjeçarit, i cili më pas bënte edhe shpërndarjen e kokainës.

Në momentin që policia është futur në banesë 24 vjeçari ka tentuar që të arratiset duke u hedhur nga dritarja e banesës dhe duke pësuar disa fraktura.

Në kuadër të operacionit në këtë banesë është sekuestruar mbi 500 gramë kokainë nga e cila mund të ishin marrë rreth 1000 doza, 50 gramë lëndë prerëse dhe gati 1000 euro para cash, si dhe 7 telefona inteligjentë dhe 3 peshore precize peshimi. Për arsye hetimore identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende me dije. 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll