Bota

‘Buzëqeshja e tij ndriçonte gjithë shkollën’, shokët e klasës vajtojnë vdekjen e shqiptarit, kush ishte Altin Nezaj (

14 Tetor 2019, 16:46 Nga DOSJA
‘Buzëqeshja e tij ndriçonte gjithë shkollën’,

NEW YORK – Studentët e shkollës së  mesme Pearl River, në New York, sot u përballën me humbjen e shokut të tyre të klasës, shqiptarin Altin Nezaj  në përplasjen e dyfishtë fatale të së dielës.

Altin Nezaj, 17 vjeç, vdiq pas përplasjes me disa automjete në rrugën 304, e cila e devijoi makinën e tij duke e dërguar atë mbi shinat e linjës së trenit Pascack Valley, ku makina më pas shpërtheu në flakë.

Joe Parisi, 17 vjeç, vajtoi mikun dhe shokun e tij të skuadrës, adoleshentin shqiptar Nezaj.

Parisi, tha se Nezajt  iu desh vite për tu bindur për t’u bërë pjesë e ekipit, por kur më në fund u bashkua, si një nga mbrojtësit kryesor, ai bëri një diferencim në rezultatet e skuadrës.

Paris tha se skuadra është ende e shokuar nga aksidenti tragjik,  ai tha se Altini ishte një person pozitiv dhe gjithmonë i buzëqeshur.

“Një ditë ai është këtu mes nesh, ditën tjetër ai është zhdukur,” – tha ai. “Kjo është një kohë kur qyteti është më i bashkuar se kurrë”.

“Si një nënë, pas lajmeve të tilla ti nuk dëshiron që fëmijët e tu ta ngasin më kurrë makinën, por ata do t’a bëjnë sërish. Unë nuk e di se si fëmijët do t’a kalojnë këtë ngjarje të trishtë, dhe vdekjen e Altinit, por me kalimin e kohës, ata do t’a kenë më të lehtë”, – u shpreh për mediat mamaja e shokut të Altinit, Joe Paris.

“Ai ishte një djalë kaq i mirë, dhe gjithmonë i qeshur, buzëqeshja e tij ndriçonte gjithë shkollën” – tha 16-vjeçarja, Julie Fitzgerald e cila shkonte në të njëjtën shkollë me Altinin.

Gjimnazi mbajti një minutë heshtje për vdekjen e tij, dhe të tërë janë të trishtuar pas asaj që i ndodhi shokut të tyre,dhe homazhet për të nisën në orën 10, nga e gjithë shkolla.

Marco Pochintesta, inspektori i gjimnazit tha gjatë një deklarate të bërë se banorët e qytetit janë më të bashkuar se kurrë në tragjedi të këtij niveli, siç ishte dhe vdekja e dy adoleshentëve në aksidentin e frikshëm.

Altini ishtë një ndër 2 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur të dielën.

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy adoleshentëve në SHBA, ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku mes viktimave ka mbetur edhe një 17-vjeçar nga Shqipëria i identifikuar si Altin Nezaj. Ndërsa një tjetër e përfshirë që ka humbur jetën ka qënë edhe një 15-vjeçare.

Burimi:Lohud

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota altin nezaj homazhe altin nezaj homazhe

Sondazh

Poll