Politike

“Sandokani nga deti do bëhet kryetar në kokërr të vapës”, Alizoti ironizon rikthimin e Bashës: Vjen si Zelensky, nga natyra ushtarak

I ftuar në Panorama TV, Alizoti ka deklaruar se 'bishtat' që do të vijnë më 30 korrik do të dëmtojnë PD-në.

13 Korrik 2023, 16:16 Nga I.A
“Sandokani nga deti do bëhet kryetar në kokërr të
Tomorr Alizoti

TIRANË- Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka ironizuar rikthimin e Lulzim Bashës, i cili rikandidon për kreun e PD-së më 29 korrik. I ftuar në Panorama TV, Alizoti ka deklaruar se 'bishtat' që do të vijnë më 30 korrik do të dëmtojnë PD-në.

“Sot opozita është e domosdoshme, por është e ndarë në 3 blloqe. Pa ardhur edhe ai në mes të vapës që do bëhet kryetar. Ka ardhur në mes të vapës ai do të bëhet kryetar, ai nuk punon në opozitë, nuk erdhi të thotë dy fjalë atje, është Sandokani nga deti, do bëhet edhe ai, ky që është kryeministër ikën në det dhe ky do vijë me 29, ne të tjerët themi diçka që mendojmë. Jemi në një kaos total e cila i shërben autokracisë. Do zgjidhet kryetar partie në kokërr të vapës, me 30 korrik vjen Zelensky në krye të PD-së, është ushtarak nga natyra, fighter (luftëtar). PD nuk ka problem lidershipi por të ndërtojë alternativë të re, sot Parlamenti. Me këto bishtat që do vijnë me 30 do na dëmtojnë, e shikoj dëmin më të madh, e shikoj dëmin në nivel kombëtar,” tha Alizoti.

tomorr alizoti lulzim basha

Sondazh

Poll