Sport

Legjenda Klose, akuzon ish-drejtorin: “Igli Tare nuk t’i thotë gjërat në sy”...

Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios, është shprehur se pas Kloses, nuk qëndron një njeri i madh.

13 Korrik 2023, 16:05 Nga DOSJA
Legjenda Klose, akuzon ish-drejtorin: “Igli Tare nuk t’i thotë

ITALI - Ish-sulmuesi legjendar gjerman, i cili ka luajtur me Lazion vite më parë, iu është kthyer ish-drejtorit shqiptarit, Igli Tare për deklaratën e tij.

“Nuk dua të shkakoj polemika, thjesht thashë që nëse një klub vendos të shkëputet nga një lojtar, duhet t’i tregosh paraprakisht dhe të mos presësh për ditën e fundit siç ndodhi me mua, Lulic, Mauri, Bizzari edhe shumë të tjerë.

Jam i zhgënjyer prej Tares, ai nuk është një person që t’i thotë gjërat në fytyrë. Por punën e ka bërë të madhe, te Lazio ka sjellë lojtarë tepër cilësorë dhe që sot kanë bërë histori”, ka përfunduar legjenda gjermane, duke folur për ish-drejtorin e tij.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll