Bota

Sherri në Kuvendin e Kosovës/ Ambasadori amerikan: Dhuna nuk është mjet për të shprehur mospajtimet

13 Korrik 2023, 15:20 Nga a.l
Sherri në Kuvendin e Kosovës/ Ambasadori amerikan: Dhuna nuk
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas dhunës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Në një postim në Twitter, Hovenier shkruan se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet. 

“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.  

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

jeffrey hovenier dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll