Bota

Kjo i ka ndodhur “TITANIT”?! Shikoni animacionin 3D të shpërthimit të nëndetëses, deri tani është parë më shumë se 6 milionë herë (VIDEO)

Daily Mail raporton se llogaria e AiTelly në YouTube animoi shpërthimin që ndodhi muajin e kaluar. Animacion që për 12 ditë është parë 6.3 milionë herë.

13 Korrik 2023, 15:21 Nga k.m.
Kjo i ka ndodhur “TITANIT”?! Shikoni animacionin 3D të
Animacioni

SHBA- Një animacion i detajuar 3D që tregon shpërthimin e nëndetëses së vogël “Titan” në thellësitë e Oqeanit Atlantik, ku humbën jetën pesë persona, është bërë viral në rrjetet sociale. Daily Mail raporton se llogaria e AiTelly në YouTube animoi shpërthimin që ndodhi muajin e kaluar. Animacion që për 12 ditë është parë 6.3 milionë herë.

Aty shihet se si nëndetësja në pronësi të kompanisë “Oceangate”, e cila duhej të sillte bashkëpronarin dhe katër pasagjerët në një xhiro në rrënojat e “Titanic”, u shpërbë nga presioni i madh nënujor. Nga shpërthimi humbën jetën: Hamish Harding (58), Shahzada Dawood (48), djali i tij Suleman Dawood (19), zhytësi ushtarak francez në pension Paul-Henri Nargeole dhe Stockton Rush.

anija titan

Sondazh

Poll