Politike

Inceneratorët/ Sali Berisha: Ediu Rama krijoi mekanizimin e vjedhjes

13 Korrik 2023, 14:01 Nga DOSJA

Inceneratorët/ Sali Berisha: Ediu Rama krijoi mekanizimin e vjedhjes

Berisha: Ky parlament sot mblidhet në shenjën e turpit historik kur shqiptarët dhe bota kanë mësuar se Arben Ahmetaj është arratisur si një hajdut i damkosur si një njeri që ka vjedhur qytetarët e tij. Të kërkojë zgjidhe në largimin e kësaj qeverie, përkundrazi shpreh krenari dhe duartroktitje dhe rrahje gjoksi. E gjitha kjo nuk bëhet për Arben Ahmetajn, por Edi Rama në këtë aferë është shumëfishi i tij. Dhjetra dokumenta u paraqitën për këtë çështje dhe kanë faktuar se kemi të bëjmë me një vjedhje. Paratë tuaja kanë shuar por djegësat nuk ekzistojnë sepse janë vjedhur nga Arbenë Ahmetër. Edi Rama er ka bërë vjedhjen më të madhe. Duhet që ta dini se me datën 5 shkurt 2015, jo Lefter Koka, po Edi Rama dhe Engjëll Agaçi zbresin në zyrën e Kokës për të falsifikuar dokumentin. Në atë zyrë kishte 5 zv.ministra. 2 prej tyre nuk e firmosën me gjithë presionin që iu bëri Edi Rama me Agaçin. Edi Rama për të krijuar terrenin, mori vendime falso, por mbi të gjitha krijoi kuadrin anti-ligjor. Ky kuadër qëndron me firmën e tij. Rama firmosi që t'i jepej në thonjëza Zotos me negociatë të mbyllur tenderi i Elbasanit. Edi Rama hapi rrugën, krijoi mekanizimin e vjedhjes. Tenderi iu dha atij që deshi Edi Rama, Lefter Koka dhe me radhë. Edi Rama është përgjegjës kryesor sepse dora e tij e zezë qëndron prapa prokurimit të djegësit të Fierit me një çmim të dyfishtë me të Elbasanit. Janë investim publik, janë paratë tuaja të vjedhura nga qeveritarë për të blerë djegësat. Në një kohë kur në ligj ato detyrimet duhet ti bënin bashkitë e Fierit dhe Elbasanit.

Sondazh

Poll