Politike

'Ai nuk flet për drejtësinë'/ Spiropali i del në mbrojtje Ramës: Nuk ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë pis

Spiropali tha se Rama është kryeministër që nuk flet dhe as nuk komenton për drejtësinë.

13 Korrik 2023, 10:35 Nga A.B
'Ai nuk flet për drejtësinë'/ Spiropali i del në
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali ishte ajo që mori fjalën në Kuvend për t'i dalë në mbrojtje kryeministrit Edi Rama. Ajo u shpreh se Rama është kryeministër që nuk flet dhe as nuk komenton për drejtësinë. Po ashtu, në fund, ministrja shtoi se argumentet e opozitës në raport me drejtësinë nuk e bëjnë dot pis Ramën. 

'Nuk na kompleksoni dot, nëse doni që t'ju marr shembuj të pafundëm

Ju jeni mësuar me kryeministra që kanë folur e nuk kanë vepruar. Rama nuk flet për drejtësinë, nuk komenton.Nuk e përdor si hanxhar drejtësinë, nuk bën populizëm, por i lë që të bëjnë punën e tyre, duke besuar se ato institucione do përdorin ndërgjegjen e tyre për të bërë drejtës. 

Nuk ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë Ramën pis në raport me drejtësinë'- tha Spiropali. 

 

 

 

elisa spiropali seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll