Politike

"Ne nuk kemi kundërshtim..."/ Kërkesa e PD për Ahmetajn, Bushka: Nuk ka bazament, nuk jemi për argumenta politik

Bushka deklaroi se se kjo kërkesë nuk do merret në konsideratë pasi Kuvendi nuk është vend për argumenta politik. 

13 Korrik 2023, 10:27 Nga A.B
"Ne nuk kemi kundërshtim..."/ Kërkesa e PD për
Klotilda Bushka

TIRANË- Deputetja socialiste Klotilda Bushka u shpreh se kërkesa e PD-së për të futur në rendin e ditës kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, është pa bazament. Ajo shtoi se se kjo kërkesë nuk do merret në konsideratë pasi Kuvendi nuk është vend për argumenta politik. 

'Kërkesa e Bardhit nuk ka bazament, kur bëhet fjalë për kërkesa që vijnë nga Prokuroria. Bërtisni se e keni zakon. Punë e madhe fort, dëgjoni të paktën. 

Nuk është proces politik, por procedurial. Interesi i drejtësisë është që të respektohen parimet e shtetit të së drejtës. Sipas vijimit të procedurës do duhet të bëhet një raport.  Ne nuk kemi kundërshtim, një opinion është. Për argumenta politik nuk është ky vendi. Ndaj nuk ka kërkesë për tu marrë në konsideratë'- tha Bushka. 

klotilda bushka seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll