Bota

Një i vdekur pranë Shtëpisë së Bardhë! Makina kalon në vijat e bardha, plagoset edhe një e mitur

Bilanci mund të ishte shumë më i rëndë pasi zona ku ndodhi aksidenti është gjithmonë e mbushur me turistë

13 Korrik 2023, 07:52 Nga A.B
Një i vdekur pranë Shtëpisë së Bardhë! Makina
Shtepia e bardhe

SHBA- Një person ka vdekur pasi një burrë që drejtonte një makinë, i cili nuk arriti të ndalonte në një pikë kontrolli të Shërbimit Sekret, përshkoi këmbësorët pranë Shtëpisë së Bardhë, duke lënë pas një viktimë.

Autori ishte ndaluar nga policia, por në vend që të tërhiqej, ai kaloi në një semafor të kuq duke përplasur njerëzit që po kalonin në vijat e bardha. Viktima është një 75-vjeçar, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe një 13-vjeçar. Autori është ende në arrati. 

Sipas raportimeve nga Shërbimi Sekret, burri la të kuptohej se do të ndalonte makinën, por më pas ai kaloi në semaforin e kuq. 

Bilanci mund të ishte shumë më i rëndë pasi zona ku ndodhi aksidenti është gjithmonë e mbushur me turistë. Një episod i ngjashëm ndodhi në vitin 2022, kur një makinë nuk ndaloi në një pikë kontrolli, duke u përplasur me këmbësorët dhe duke vrarë një person./Dosja.al

vrasje ne shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2023, 22:30 k.m.

Ambasadori i Kinës viziton Pentagonin

Foto ilustruese SHBA- Sot, ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati një takim të rrallë me zyrtarin m&...