Bota

Pas furnizimit me dronët Bayraktar, Kosova e Turqia arrijnë dy marrëveshje ushtarake

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme për të dyja shtet, në fushën e sigurisë që lidhen më trajnimet ushtarake.

13 Korrik 2023, 07:33 Nga A.B
Pas furnizimit me dronët Bayraktar, Kosova e Turqia arrijnë dy
Avion

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar dy nisma me shtetin e Turqisë në lidhje me fushën ushtarake.

Nismat e miratuara janë nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme për të dyja shtet, në fushën e sigurisë që lidhen më trajnimet ushtarake.

Lajmi vjen pas raporteve se ushtria e Kosovës është pajisur me dronët Bayraktar, për të cilët muaj më parë Ministria e Mbrojtjes kishte nënshkruar kontratë me një kompani prodhuese në shtetin e Turqisë. Sipas raporteve, dronët kanë arritur në mars në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe për këtë kishte edhe prani të shtuar të Forcës së Sigurisë në zonën VIP të Aeroportit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte realizuar gjatë vitit të kaluar edhe një vizitë në Turqi, ku kishte parë nga afër dronët dhe teknologjinë e fundit që po prodhohen në kompaninë Baykar. Po ashtu, edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani vitin e kaluar kishte vizituar fabrikën e dronëve “Bayrakar”./Dosja.al

drone bayraktar kosova turqia

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2023, 22:30 k.m.

Ambasadori i Kinës viziton Pentagonin

Foto ilustruese SHBA- Sot, ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati një takim të rrallë me zyrtarin m&...