Bota

Vrasja e të riut nga huliganët e PAOK-ut/ Gjykata e Selanikut dënon 7 nga 12 të akuzuarit! Burg përjetë edhe për shqiptarët

Me burg janë dënuar 7 nga 12 të pandehurit për vrasjen mizore të 19-vjeçarit Alkis Kampanos dhe plagosjen e dy miqve të tij, gjatë sulmit të tifozëve që tronditi Greqinë në shkurt 2022.

12 Korrik 2023, 22:25 Nga k.m.
Vrasja e të riut nga huliganët e PAOK-ut/ Gjykata e Selanikut
Alkis Kampanos

GREQI- Gjykata e Selanikut ka dhënë vendimin përfundimtar për vrasjen e 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos dhe plagosjen e dy shokëve të tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut shkurtin e vitit 2022 në qytetin e Selanikut. Me burg janë dënuar 7 nga 12 të pandehurit për vrasjen mizore të 19-vjeçarit Alkis Kampanos dhe plagosjen e dy miqve të tij, gjatë sulmit të tifozëve që tronditi Greqinë në shkurt 2022.

DËNIMET:

Vrasja e të riut nga huliganët e PAOK-ut/ Gjykata e Selanikut

AFKSENDOS CARCIU- 27 vjet burg
ALEKSANDRO GEGA- burg përjetë dhe 20 vjet
ODISEA JOUROVITZ-burg përjetë dhe 18 vjet
ROXHERS DEMIRAZI- burg përjetë dhe 18 vjet
HATZIKONSTANTINOU Dimitrios Pavlos, i lindur 2000 në Ptolemaida - 24 vjet (20 vjet i zgjatur)
STERGIOS SARAKATSANOS- 20 vjet burg
VASSILEIADI VARVERIS- burg përjetë dhe 20 vjet
NIKOLAOS KALAITZIDIS- 19 vjet
ALEXANDROS VELALOPOULOS- burg përjetë dhe 20 vjet
IOANNIS KOUMAROPOULOS- burg përjetë dhe 22 vjet
GERALD KAMBO- burg përjetë dhe 20 vjet
TOKMAKIDI BISKO- 22 vjet

Pas gjyqit, nëna e viktimës tha për mediat: Falënderoj sistemin grek të drejtësisë. Është një lehtësim i madh për familjen tonë, por fëmija im nuk kthehet më. Asnjë prej të pandehurve nuk iu njoh asnjë lehtësim. Me të dëgjuar vendimin, të pranishmit shpërthyen në duartrokitje, ndërkohë që disa prej tyre bërtisnin parulla kundër të dënuarve: Vrasës! Kalbuni në burg.

alkis kampanos greqi

Sondazh

Poll