Bota

Nis tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri të Kosovës

Marrëveshja e arritur në Bratisllavë parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit.

12 Korrik 2023, 22:22 Nga I.A
Nis tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri të
veriu i kosoves

KOSOVË- Ka nisur tërheqja e një pjese të policëve nga objektet komunale në Veri, bazuar në marrëveshjen e arritur ndërmjet Besnik Bislimit e Miroslav Lajçak në Bratisllavë. Gazeta Express shkruan se lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut.

”Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërgu në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, ka thënë Elshani.

Marrëveshja e arritur në Bratisllavë parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit.

besnik bislimi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll